“Nuk kemi frikë nga Tirana. Vllaznia futet në fushë për ta fituar ndeshjen”.

Kjo është deklarata e sulmuesit të Vllaznisë Brunild Pepa në prag të ndeshjes që kuqeblutë kanë me kryeqytetasit. Për sulmuesin Pepa gjendja e vështirë tek Vllaznia është kaluar pas barazimit me Teutën në transfertë. Pepa kujton se ndeshjet e fundit mes Vllaznisë dhe Tiranës janë shoqëruar me probleme duke kujtuar përleshjet mes tifozërive por shpreson që kësaj here të mos përsëriten aktet e viteve të kaluara. Vllaznia dhe Tirana do të luajnë ditën e enjte në ora 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Klasikja e futbollit shqiptar gjithnjë premton emocione ndaj kjo sfidë pritet me interes.

Artikulli paraprakPENSIONISTËT MARRIN SHPËRBLIMIN E FUNDVITIT
Artikulli tjetërSULMI NË BERLIN, POLICIA NË KËRKIM TË NJË TUNIZIANI 21 VJEÇAR