Kryeministri Edi Rama e cilësoi si të turpshme ngjarjet e djeshme në Shkodër, ku u sulmua dhe iu vendos zjarri KZAZ-së që ndodhej në ambientet e shkollës. Ai komentoi edhe pwrgjimet qw nxori ‘Bld’.

Vështirësitë na stimulojnë. Ata janë në hall të madh, duhet ti kuptojmë. Ne na ra pjesa për të ndërtuar. Mua më cojnë mesazhe për ditë nga Italia, Greqia, Anglia, do të vijmë që të votojmë.

Tani vdekjen nuk ia urojmë askujt, por është fatkeqësi e madhe. Janë përpjekje të dëshpëruara, do të bëjnë akoma edhe ca sherre të tjerë, por nuk kanë asnjë të ardhme. Ajo e Shkodrës dje ishte e turpshme. Por nuk kanë cfarë të bëjnë më shumë se nuk e kanë popullin me vete. Është për fotografi për televizor për t’i cuar jashtë, që ky vend nuk i meriton negociatat.

Merren me pisllëqe me përgjime, që duhet të ishin hetuar dhe provuar, dhe kush është përgjegjës duhet të përgjigjet para ligjit dhe nxjerrin përgjime sikur…..Nxjerrja nga konteksti është…Ato biseda i bëj prapë, ato janë për fushatën elektorale për komisionerët, për objektivat, pritshmëritë, prandaj jemi të organizuar dhe i mundim ata” tha ai.

Artikulli paraprakSHTYHET SEANCA PËR TAHIRIN, ISH-MINISTRI: PROCES I MONTUAR POLITIKISHT
Artikulli tjetërDOSJA ME LOBIMIN NË SHBA, BASHA NË PROKURORI SI I PANDEHUR: S’KA RUSË DHE PROVA, NUK KAM FRIKË