Superliga shqiptare me shumë mundësi nuk do të nisë me 19 gusht. Gjasat janë që komiteti ekzekutiv në FSHF ta shtyjë nisjen e kampionatit elitar të futbollit me 1 ose 2 javë. Përflitet se arsyeja kryesore është fakti që ende nuk janë shitur të drejtat televizive, pasi nuk ka një akord mes të interesuarve dhe federatës.

Megjithatë, FSHF thotë se kampionati mund të shtyhet për shkak se ka një kërkesë nga 7 klube të Superligës. Klubet, emrat e të cilave ende nuk dihen, nuk janë ende gati në strukturë dhe merkato, ndaj ka ardhur edhe kjo kërkesë. Gjithsesi do jetë Komiteti Ekzekutiv ai që do të vendosë.

Artikulli paraprakBERISHA: MINISTRIA E FINANCAVE KA REFUZUAR 6 HERË KËRKESËN PËR NDËRTIMIN E INCENERATORIT TË TIRANËS
Artikulli tjetër120 MIJË SHTETAS NGA MURIQANI DHE HANI I HOTIT