Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministri Edi Rama për komentet që bëri ky i fundit në lidhje me ligjin e Zonave të Mbrojtura. Kryeministri që pretendon se pastron ambientin, shprehet Tabaku, në të vërtetë është ideatori korrupsionit toksik që rrudh, dëmton dhe shkatërron Shqipërinë.

“Shteti kapur nuk ikën me ministra me fshesë në dorë dhe kamerat ndezur për t’i filmuar, por me vizionin e një qeverie për shqiptarët jo oligarkët!”, shkruan ndër të tjera ajo në X.

Reagimi i Tabakut:
Ligji Zonave të Mbrojtura është po aq korruptiv sa inceneratorët! Në të dy rastet KM pretendon se pastron ambientin kur në të vërtetë është ideatori korrupsionit toksik që rrudh, dëmton & shkatërron Shqipërinë. Shteti kapur nuk ikën me ministra me fshesë në dorë dhe kamerat ndezur për t’i filmuar, por me vizionin e një qeverie për shqiptarët jo oligarkët!

Çfarë deklaroi Rama:
Pyetje: Ekspertët deklarojnë që ky mund të zhdukë totalisht zonat e mbrojtura apo t’i zvogëlojë. Duke qenë se në Shkodër kemi një sasi të konsiderueshme të zonave të mbrojtura dhe me rëndësi për turizmin, a ka një garanci që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ju si Kryeministër i vendit?

Rama: Ok. Kishte një kontradiktë që është në fakt shprehje e faktit që këtu nuk jemi në kushtet e rritjes së papunësisë. Këtu jemi në kushtet e rritjes së kërkesës për punonjës. Po jo pra, nuk është rritje e papunësisë kjo, kjo është rritje e vendeve të punës dhe nevojës për të pasur punonjës, të kualifikuar.

Tani, së pari një herë, se kjo historia e botës së tretë është bërë pak si qesharake, duhet të kemi parasysh, që po, ne kemi një problem me largimet brenda vendit flas, edhe nga fshati, po nëse shikoni sot përqindjen që zë bujqësia në ekonominë tonë dhe përqindjen që zënë të punësuarit në bujqësi që të gjithë pasqyrat tona të punësimit, ne jemi – dhe kjo nuk është pozitive, s’po e them për pozitive, – por ne jemi me diferencë nga rajoni jonë. Pra, largimi drejt qytetit, drejt qendrave është një fenomen i pandalshëm në vendet që zhvillohen dhe nga ana tjetër, nevoja, pretendimi, pritshmëria e më të rinjve për të patur, jo thjesht një punë, por një punë të mirëpaguar, është gjithmonë e më arsyeja pse një sërë punësh, te cilat nuk mund të mirëpaguhen, ashtu siç kërkojnë ata të cilët nuk pranojnë të punojnë, – bëhen me krahë pune të importuar. Nëse do të shikoni planet e vendeve të zhvilluara si Italia, Gjermania, po ju marr këto që të mos shkoj tek të tjerat, dhe nëse do të shikoni rradhën e shteteve europiane në derën e agjensisë së punësimit në Filipine, është një radhë lufte. Është luftë. Domethënë Europa është futur në një fazë lufte për krah pune dhe është realisht rradhë sepse ata ta thonë, që përpara se të shqyrtojmë kërkesën tuaj, kemi 30 e x shtete që janë në radhë për të shqyrtuar dhe shtete që shkojnë kërkojnë 100 mijë, 120 mijë, 200 mijë punonjës….

Artikulli paraprakMALI I ZI, ANALISTËT TË SHQETËSUAR PËR RIORGANIZIMIN E QEVERISË ME PËRFAQËSUES PRO-SERBË DHE PRO-RUSË
Artikulli tjetërPËRPLASJE ME ARMË ZJARRI NË ITALI, MAROKENËT HAPIN ZJARR NDAJ TË RINJVE SHQIPTARË