Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria e kuptoi më në fund situatën dramatike të mjekëve por shprehet se kjo cështje nuk zgjidhet me forcë. Duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.

Tabaku: Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje.

Ky diskutim duhet të zgjasë në kohë. Seanca është e ngjeshur. Nëse dal nga procedura më ndërpri fjalën siç e ke zakon.

Nikolla: Jo nuk e kam zakon.

Tabaku: Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë cështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë.

Artikulli paraprakBALLA: MOS U BËNI MISH PËR TOP PËR NJË GJË QË I BËN MIRË INTERESIT PUBLIK, PO MOTIVOJMË MJEKËT
Artikulli tjetër“BASHKOHUNI ME NE!”, STUDENTËT E MJEKËSISË NË PROTESTË, MARSHOJNË DREJT KUVENDIT