Poeti I njohur Besnik Camaj, ka zhvilluar një takim në ambientet e biblotekës “ Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës lidhur me vëllimin e tij poetik të titulluar “ Fryma e kandilit të dehun”. Në këtë takim ishin të pranishëm poet, shkrimtar si dhe të rinjë të cilët bashkëbiseduan lidhur me poezitë. Camaj tha se poezitë ia kushton kryesisht dashurisë dhe shpirtit njerëzor.

Poeti Camaj tha se përdorimi I fjalëve të huaja po e prishin gjuhën Shqipe, ndaj ka zgjedhur që në poezitë e tij të përdori vetëm fjalë shqipe.

Besnik Camaj është i lindur afër burimit të Drinit të Bardhë. Camaj që në bankat e shkollës fillore ka manifestuar një talent për poezi. Prej disa vitesh punon si mësues. Publikimet e para i bëri përmes internetit në forumet e ndryshme letrare, nga viti 1995 e deri më 2004. Pastaj i përmblodhi në 4 vëllime poezish në librin “Diellit tim” që u botua në Tiranë.

Artikulli paraprakBIZNESI DEBITOR NDAJ BASHKISË LEZHË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET NDARJA NGA JETA E FATMIR LISHIT