Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, ka thënë se takimi me kryeministrin Albin Kurti, ka qenë i gjatë, i hapur dhe i sinqertë. Mediat në Kosovë shkruajnë se Lajçak ka thënë se Kurti i paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim e situatës në Veri.

“Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai [Kurti] paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mija dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi”, ka thënë Lajçak.

“Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet e njëri-tjetrit më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, ka deklaruar i dërguari evropian.

Artikulli paraprakGARA PËR KREUN E RI TË PD/ BASHA TAKIM ME DEMOKRATËT
Artikulli tjetërBE I PËRSËRIT SERBISË NEVOJËN PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE ME KOSOVËN