Nga 1 janari i këtij viti ka nisur taksimi i profesioneve të lira me 15% për ata që kanë një xhiro deri në 140 milion lekë të vjetër dhe 23% mbi 140 milion lekë të vjetër. Mirsad Sylja, kontabilist në qytetin e Shkodrës sqaron se cilat kategori do të taksohen dhe kush janë ata që kanë edhe peshën më të madhe.

Në taksën e re të profesioneve të lira Sylja thotë se futen edhe ata që kanë përfitime përmes rrjeteve sociale apo platformave të tjera online.

Ndërkohë ka disa kategori që nuk do të taksohen tek profesionet e lira dhe kontabilisti Sylja tregon ata që të paktën deri në vitin 2029 nuk janë pjesë e kësaj liste.

Taksimi i profesioneve të lira është kundërshtuar nga një pjesë ekspertësh dhe opozita duke e cilësuar të parakohshëm dhe një vendim jo i drejtë i qeverisë që rëndon mbi një pjesë të rëndësishme të klasës së mesme në vend.

Artikulli paraprakPOLICIA E SHTETIT OPERACION ME AUTORITETET BELGE, SHKATËRROHET BANDA E DREJTUAR NGA SHQIPTARËT, 18 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërRAMA KONFERENCË ME GAZETARËT, FLET PËR PRIORITETET E 2024