Tensione mes opozitës dhe kryeperlamentarit Talat Xhaferri në Kuvend. Në vend që të diskutohet për emërimin e zëvendësministrave deputetët e opozitës nga kryeparlamentari dhe shumica parlamentare kërkuan që të ketë seancë urgjente për problemin me deponinë e egër në Strugë.

Situata u tensionua kur deputeti opozitar Vladimir Gjorçev me pretekst se ka ndërhyrje procedurale u paraqit në foltore. Kjo u refuzua nga kreu i Kuvendit duke thënë se Gjorçev është paraqitur për replikë e jo për ndërhyrje procedurale. Mirëpo, Gjorçev këmbënguli në fjalimin e tij dhe kryeparlamentari Xhaferi kerkoi prej shërbimeve te sigurisë së Kuvendit ta largojnë Gjorçevin nga foltorja.

Kjo sjellje e kreut të Kuvendit nga opozita VMRO – DPMNE u vlerësua si antidemokratike. Sipas deputetit të kësaj partie Zoran Ilioski, Xhaferi nuk ka të drejtë në atë mënyrë t’ua marrë të drejtën e procedurales deputetëve të VMRO-se. “Tema për deponinë në Strugë është shumë e rëndësishme, dhe me anë të marrjes së fjalës të deputetit nuk mund dhe nuk guxon ky problem të heshtet. Duam tërë opinionit t’ia bëjmë me dije se askush në Kuvend nuk ka të drejtë asnjë deputeti t’ia marrë fjalën.

Ne jemi të përzgjedhur nga populli dhe detyra jonë është të jemi zëri i tyre në Kuvend, dhe nuk do të lejojmë që askush ta injorojë këtë. Apelojmë që deputeti Talat Xhaferi mos të uzurpojë dhe keqpërdorë funksionin në të cilën është vendosur në mënyrë jolegale”- tha Zoran Ilioski, VMRO – DPMNE.

Përndryshe, deputetët as sot nuk arritën të votojnë për pikën e propozimeve për zëvendësministra në qeverinë e Zoran Zaevit. Sipas kohëzgjatjes së proceduraleve, të replikave dhe paralajmërimeve nga Kuvendi, për emrat e zëvendësministrave do të diskutohet në fillim të javës së ardhshme.

Artikulli paraprakVUÇIÇ NOMINON PËR KRYEMINISTRE ANA BRNABIÇ, PJESËTARE E KOMUNITETIT LGBT
Artikulli tjetërFOTOGRAFI DHE PANKARTA ANTISHQIPTARE PARA PARLAMENTIT TË SERBISË