Prezantimi I gjetjeve te raportit monitorues te vendimeve gjyqësore me objekt lëshimin e urdhrit te mbrojtjes ne gjykatën e Shkodrës, ka qene ne fokusin e takimit te organizuar nga shoqata Gruaja te Gruaja ne Shkodër ne kuadër te projektit Mbrotja dhe promovimi i ceshtjeve per te drejtat e grave.

Prezent ne kete takim kane qene përfaqësues te institucioneve, ndërkohe qe fokusi kryesor i bisedës është vendosur tek vendimet e gjykatës .Nga ana tjeter, përfaqësuesja e shoqatës Gruaja tek Gruaja e cila është marre drejtpërdrejte me raportin është shprehur se fatkeqësisht nuk shihen raste te uljes se dhunës ndaj gruas.Organizata Gruaja tek gruaja është një organizate jo fitimprurëse ne ndihme te viktimave te dhunës ne familje dhe ne mbrojtje te te drejtave te grave ndaj te cilave ofrohen disa shërbime.