Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta një ditë para protestës kombëtare të 3 marsit, të organizuar nga opozita, ka kujtuar manifestin e 2 Marsit.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se “Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit”.

REAGIMI I METËS

Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit që tre vite më parë ju përgjigj thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, demokracinë dhe pluralizmin!

Misioni i 2 Marsit vazhdon deri në triumfin e plotë të lirisë dhe të pluralizmit politik përballë kësaj bande që ka kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe kërkon të vrasë shpresën dhe besimin tek ardhmja duke shkretuar vendin dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare!

Të gjithë së bashku nesër në 3 Mars në mbrojtje të pluralizmit, demokracisë dhe Kushtetutës! ✌️🇦🇱

Artikulli paraprakEMIGRIMI/ EUROSTAT: 554 MIJË SHQIPTARË KANË MARRË PASAPORTA NË VENDET E BE-SË QË NGA VITI 2002
Artikulli tjetërAUTORITETI I KONKURRENCËS PEZULLOI VENDIMIN PËR PATENTËN, PËRGJIGJET DPSHTRR: ISHTE ÇMIM REFERUES, JO PËRCAKTUES