Alma Puka, aktiviste e shoqërisë civile, ka organizuar një peticion duke mbledhur firma të qytetarëve shkodranë për të bërë të mundur strehimin e qenve të rrugës.

Puka shprehet se te gjithë këto firma do ti drejtohen bashkisë Shkodër si një kërkesë në emër të gjithë qytetarëve.

Ndërkohë Puka thekson se bashkia Shkodër e ka për detyre të marre masa që këto qen të largohen nga rruga pasi janë kthyer në një makth jo vetëm për qytetarët por edhe për turistët.

Shkodra është qytet kulturor dhe turistik dhe mirëpritja e turistëve me ca qen rruge të rrezikshëm është e pafalshme nga ana e institucioneve përgjegjëse.

 

Artikulli paraprak“ULET NUMRI I FËMIJËVE NË SITUATË RRUGE”
Artikulli tjetërPEZULLOHET DËMSHPËRBLIMI PËR ISH- TË PËRNDJEKURIT