Kalvin Philips është objektiv i Manchester Cityt. Sipas The Athletic, “Qytetarët” po përgatisin një ofertë për Leeds, e cila pritet të shkojë në shifrën e 55 milionë eurove.

Anglezi 26 vjeçar shihet si i duhuri për repartin e mesfushës, me trajnerin e “Citizens”, Guardiola që ka kohë që e ndjek. Kalimi në Manchester me siguri e tërheq shumë Philips, që është gati për hapin e karrierës. Edhe pse në sezonin e fundit, lojtari ka dhënë vetëm një assist dhe nuk ka shënuar asnjë gol, kampionët e Premier League janë të gatshëm të investojnë për të.


Manchester City kërkon të jetë protagoniste në sezonin që vjen jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën ndërkombëtare, me synimin që është Champions League.

Artikulli paraprakFOTOLAJM/ BERISHA DHE META HEDHIN PAS KRAHËVE TË SHKUARËN, SHIHEN BASHKË NË BAKU
Artikulli tjetërSOT MBI 33 MIJË MATURANTË I NËNSHTROHEN PROVIMIT NË LËNDËN E MATEMATIKËS