“GREEN LINE” PREZANTON NISMËN PARA PUSHTETARËVE VENDORË. “Green line Albania” dhe “eko mendje” organizuan një takim ndërgjegjësimi para ambienteve te bashkise Shkodër mbipastrimin e bregdetit dhe fushatës qe do te ndërmerret me daten 22 maj.

Te ftuar per te marre pjese ishte drejtoria rajonale e arsimit dhe 2 kandidatet per bashkine e ardhshme te shkodres. Luli shehu koordinatore e nismës te pastrojmë shqiperine ne një dite duke iu referuar mungeses se kandidates tjeter per bashkine Voltana Ademi u shpreh se mjedisi eshte i te gjitheve ndaj kjo nisme nuk duhet te kete nje ngjyrim politik. Kandidatja e majte Keti Bazhdari siguroi mbeshtetje maksimale mbi pastrimin e mjedisit ndërsa evidentoi mungesen e theksuar te hapsirave te gjelberta. Green Line Albania si organizatore e Lëvizjes Civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë” me ane te fushatës “Ta Pastrojmë Bregdetin – 22 Maj”, ka për qëllim të mobilizojë qytetarët për aksionin vullnetar të pastrimit të bregdetit ne Velipojë dhe të tre liqeneve në vend, Shkodër, Pogradec dhe Kukës.

Artikulli paraprakKryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministri i Shendetesise Ilir Beqja dhe deputetet e PS te Qarkut Shkoder ne Vau Dejes per te prezantuar kandidatin e koalicionit te majte Gjoke Lleshi.
Artikulli tjetërPS PUBLIKON LISTËN PËR KËSHILLIN BASHKIAK