Vijojnë blerjet e reja tek Vllaznia.

Sot KF Vllaznia në faqen zyrtare ka njoftuar se është arritur një akord me futbollistin 24-vjeçar Kristijan Vulaj.

Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe ka luajtur me disa skuadra malazeze si ajo e Deçiç, ekipin e Petrovacit apo kombëtaren malazeze. Tanimë zyrtarisht, Vulaj do të mbajë fanellën kuq e blu për tre vitet e ardhshme.

Kujtojmë që dje klubi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare edhe me Rejan Alivodën, 19 vjeçarin që vjen nga ekipi i të rinjve.