Në Shkodër janë prezantuar rezultatet e kartës së pikëve nga të rinjtë për qeverisjen lokale si dhe nëpërmjet një diskutimi të panelistëve me ekspertët e fushës

dhe me pjesëmarrësit u dha mundësia të ndërtohet një dialog i cili në thelb do të ketë prioritetet e rinisë sot dhe praktikat ekzistuese në Bashkinë Shkodër. E pranishme në këtë takim ka qënë edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Nga ana tjetër përfaqësuesja e Leviz Albania ka sqaruar edhe disa prej gjetjeve te këtij projekti.

Nga studimet e kryera nga ky Forum u evidentua se janë pyetur rreth 500 të rinj nga gjimnazet dhe universitetet e qytetit dhe u arrit në përfundimin se rreth 54% e tyre kishin informacion në lidhje me punën e Bashkisë dhe 46% prej tyre nuk ishin të informuar mbi këtë proces.

Artikulli paraprakTË RREZIKUAR NË AKSIN HOT I RI – POSTRIBË
Artikulli tjetërZONAT E MROJTURA, “RAPORTONI ZJARRET”