Disa të rinj gjermanë zgjodhën të shtrihen përreth foltores së sallës së parlamentit për të protestuar kundër politikave të dështuara sipas tyre, të qeverisë Merkel kundër ndryshimeve klimatike.

Ata u dyndën në sallë teksa kryeparlamentari Wolfgang Schauble mbante fjalën në një hapësrirë të veçantë me temë “Rinia dhe Parlamenti”. Të rinjtë kishin shpalosur edhe një pankartë ku shkruhej “Politika juaj për klimën, një katastrofë”. Megjithatë, Schauble nuk e humbi qetësinë e tij, kur iu drejtua të rinjve.

“Këtyre që janë shtrirë aty poshtë u them se nëse do të ishim në një seancë të rregullt, do të kisha urdhëruar që t’i largonin. Por në këtë rast u them, rrini të qetë aty ku jeni. U them gjithashtu….Nesër në mesditë në orën 12.00 duhet të hap seancën parlamentare. Deri atëherë duhet të jeni larguar. “

Muajt e fundit është shndërruar në traditë në Gjermani, që grupe të rinjsh të mblidhen masivisht të premteve për të protestuar kundër ndryshimeve klimatike.

Artikulli paraprakSOT NISIN PROVIMET/ MATURANTËT TESTOHEN PËR NJOHURITË E GJUHËS SË HUAJ
Artikulli tjetërZORAN ZAEV: GJERMANIA KA “FRIKË” NGA KËRCËNIMET E PALËS SHQIPTARE