Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

“Më datë 19.06.2017, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Njazi Meka”, ka të shtëna me armë zjarri. Nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri”, tha policia. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve.

Artikulli paraprakMAKINA GODET TURMËN ME NJERËZ PRANË NJË XHAMIE, 1 I VDEKUR, 8 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetër‘MOS SHPËRNDANI LEKË PËR FUSHATË’ KËRCËNOHEN VËLLA E MOTËR