Një 33-vjeçare nga Dajçi i Lezhës ka denoncuar në policisë se është kërcënuar nga disa persona të armatosur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:50 ku në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur me armë zjarri nga disa persona.

“Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me vëllain shtetasin E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona. Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale”, sqaron policia. Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit: – S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë – G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë – A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë. Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje. Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË GJATË NATËS, TERRORIZOHEN BANORËT
Artikulli tjetër“FISNIKËT” MAGJIA E 37 VITEVE