Të shtëna me armë në SHBA 1 i vdekur dhe 9 të plagosur

 

Një burrë ka mbetur i vrarë ndërsa 9 persona të tjerë janë plagosur nga disa të shtëna në New Orleans. Policia u shpreh se agresori hapi zjarr rreth orës 1:30 sipas kohës lokale. Të plagosur nga sulmi kanë mbetur 6 burra dhe 2 gra të moshës 20 deri në 37 vjeç. Policia ka arrestuar 2 persona ku një prej të cilëve u plagos nga të shtënat. Autoritetet shprehen se përqendrimi i forcave policore në zonë ka qenë i lartë për shkak se zhvillohej një ndeshje futbolli. Lagjia historike franceze ku ndodhi sulmi është një nga zonat më të preferuara për turistët. Në qershorin e vitit 2014 pak blloqe më tutje 10 persona ranë pre e një sulmi me armë zjarri ku mbeti e vdekur një studente dhe u plagosën 9 persona të tjerë.

Artikulli paraprakALARMI I BE,40% E UJRAVE LUMORE DHE DETARE JANE TE NDOTUR
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 28.11.2016