Në kërkesat e trajnerit Cungu duket se me doemos është edhe parnia e një tjetër portiere në skuadrën e Vllaznisë përpos Selimaj dhe Sherri.

Enes Azizi është portiere 23 vjeçar i cili vjen nga Zvicra ai ka qenë pjesë e PSG-së në vitin 2013, me ekipin U-19 të saj. Ai është një shqiptar nga Maqedonia, që ka edhe pasaportën zviceriane. Me të dhëna mjaft të mira, 1.91 m i gjatë, Azizi ka gjasa ta bindë stafin e Vllaznisë për t’i besuar portën sezonin e ri. Azizi ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës, Rexhianën në Itali dhe Dardaninë në Zvicër.

Por lojtarët në provë që i janë bashkuar Vllaznis janë edhe tre të tjerë ku dy prej tyre janë dy sulmues dhe një mesfushorë. Loren Shehi është një tjetër shqiptar që vjen nga Zvicra dhe luan në rolin e sulmuesit, ndërsa sulmuesi tjetër vjen nga Gana.

Ai eshte Çarls Atsina ndërsa mesfushori Fakundo Nahuel vjen nga Argjentina. Të katër këto lojtarë do të jenë në shërbim të trajnerit shkodran Armando Cungu dhe do të luajnë edhe në miqësoren e nesërme ndaj Kastriotit të Krujës, në mënyrë që të bindin stafin e Vllaznisë nësë janë të përshtatshëm apo jo për skuadrën kuqeblu.

Artikulli paraprakNGA BELGJIKA DREJTË SHQIPËRISË ME BIÇIKLETË
Artikulli tjetërVLLAZNIA ANULLON FAZËN PËRGATITORE NË MAL TË ZI ?