Vllaznia kishte planifikuar që të nisej këtë javë drejt Beranes së Malit te Zi për te zhvilluar atje fazën përgatitore, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo, pasi të mërkurën shkodranët kanë të planifikuar miqesoren ndaj Kastriotit te Krujës. Por, sigurisht shtyrja e fazës përgatitore në Mal te Zi nuk është miqesorja me krutanët, por financat, e mbase shkuarja në Berane mund te jetë javën e ardhshme. Gjithësesi duket se mungesa e fondeve për të mbuluar shpenzimet e ekipit ka ndikuar që shkodranët të shtyjne për momentin nisjen drejtë Malit te Zi.

Në fakt një gje e tillë do të ndikonte jo dhe aq mirë tek shkodranët, por duhet pritur edhe disa ditë për të parë se çfarë do të ndodhë. Ndërkohë Vllaznia akoma nuk ka rinovuar kontratat me 3 lojtarë kyç të skuadrës. Bëhet fjalë për portjerin Selimaj dhe mesfushorët Krymi e Bardulla, që ende nuk kanë thënë fjalën e fundit sa i përket vazhdimësisë së kontratës për sezonin e ri.

Artikulli paraprakTEK VLLAZNIA VIJNË 4 LOJTARË NË PROVË
Artikulli tjetërERDOGAN SHKON NË BEOGDRAD ME 150 BIZNESMENË, MILIARDAT TURKE QË PRITET TË INVESTOHEN NË SERBI