Rrjeti i amortizuar elektrik është kthyer në një shqetsim për banorët e fshatit Kuç të njësisë administrative Gur i Zi.Problemi që ata kanë, ka të bëjë me shtrirjen e rrjetit të energjisë elektrike i cili është i amortizuar dhe shtrihet vetëm 2 metër lart nga toka.

Nuk kanë qënë të pakta rastet kur telat janë shkëputur tregojnë banorët por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Furtuna e e ndodhur para pak ditësh ka shkaktuar akoma probleme më të mëdha

Banorët kontribuojnë vetë për të mirëmbajtur rrjetin elektrik e gjithashtu kanë bërë rikonstruksionin e kabinës pasi OSHEE nuk i është përgjigjur.

Në stinën e dimrit shirat dhe erërat e forta ndikojnë në rrëzimin e telave.Vendosja e tyre u pa si e përkohëshme, por sot pas afro 20 vitesh vitesh askush nuk është interesuar për banorët e kësaj zone.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN MAKINA LUKSOZE NË LEZHË
Artikulli tjetërBIMËSIA, UJËRAT E ZEZA I ZËNË “FRYMËN” LIQENIT