Ballkani dhe Europa është përfshirë nga një valë të nxehti. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës mbetet me kthjellime në të gjithë Shqipërinë.

Ndërsa pasditja do të zhvillojë vranësirat në zonat veriore dhe lindore duke sjellë rrebeshe shiu të izoluar, por sërish mbrëmja dhe nata rikthejnë kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të mbetën sërish të larta duke u luhatur nga 17°C deri në 39°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë. Ndërkohë mjekët këshillojnë që të shmangen daljet në orët e mesditës.

Artikulli paraprakMETA E NIS DITËN ME SULM KUNDËR RAMËS PËR DREJTËSINË E RE: TIMONIERI YNË KA TIMON POR S’KA FRENA
Artikulli tjetërEUROSTAT: SHQIPËRIA ËSHTË DESTINACIONI I PARË I GREKËVE PËR PUSHIME