Gazi lotsjellës i hedhur nga Garda për të larguar nga kryeministria protestuesit e dhunshëm, jo vetëm që i ka larguar tubuesit nga dera e kryeministrisë që nisën ta thyenin me mjete të forta, por disa prej tyre kanë mbetur edhe të lënduar.

Ndërsa u shpërndanë menjëherë pas hedhjes së gazit lotsjellës, shumë protestues kanë pasur problem me frymëmarrjen. I lënduar mbeti edhe një efektiv i forcave të policisë, nga përplasja e fortë që u bë me protestuesit.

Tubuesit çanë kordonin e policisë të vendosur në rreshtin e parë para kryeministrisë ku nisën të hipin mbi skelën mbrojtëse të vënë para derës së kryeministrisë dhe instalacionit ndriçues. Ndërkohë Garda vijon të bëjë thirrje për qetësimin e qytetarëve.

I lënduar dhe probleme me frymëmarrjen pati edhe një operator, kameraman i një televizioni që po ndiqte zhvillimet e protestës. Ndërkohë një protestues qëndroi gjatë i shtrirë para derës së kryeministrisë si pasojë e tymueseve të hedhura, por u tërhoq menjëherë nga protestuesit e tjerë duke i ofruar ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakÇAHET KORDONI I POLICISË, PROTESTUESIT FLAKË E BOMBA MOLOTOV NË KRYEMINISTRI
Artikulli tjetërDHUNË NË PROTESTËN E OPOZITËS, META: RESPEKTONI INSTITUCIONET