Policia kufitare ne Hani te Hotit, Shkodër, ndalon shtetasin çek qe po transortonte lende narkotike

 

Policia kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Çekia Sekuestrohen rreth 19 kg cannabis sativa. Më datë 19.07.2017, në PKK Hani i Hotit, në dalje të Republikës Shqipërisë, shërbimet e policisë kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5ar 2462, me drejtues Elchin Ragimov, cili kishte destinacion Malin e Zi. Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme. Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e sektorit për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit: Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në pragë, Çeki. Materialet iu referuan prokurorisë së krimeve të rënda tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 283/a 22 i kodit penal

Artikulli paraprak10 SHTETET ME FORCAT SPECIALE MË TË MIRA NË BOTË
Artikulli tjetërVRAU 51 VJEÇARIN SHQIPTAR DHE NIPIN E TIJ, BURG PËRJETË ITALIANIT