Vrau 51 vjeçarin shqiptar dhe nipin e tij, burg përjetë italianit

Policia italiane ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës për të arrestuar autorin e vrasjes së dy shqiptarëve. Gjykata në Milano ka dënuar me burgim të përjetshëm Maurizio Archinito, 25 vjeç. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e Alban Medhas, 51 vjeç dhe Ndue Brukës, 27 vjeç, nipi i 51 vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit të shkuar në Abbiategrasso. I pandehuri dhe vëllai i tij qëlluan dy të huajt si shenjë hakmarrje për një vjedhje dhe një konflikti të lidhur me drogën në këtë zonë, siç shkruan “Ansa”. Maurizio Archinito fillimisht u lirua për mos kryerje të krimit, por vendimi i Apelit ka përmbysur verdiktin dhe agjentët e Antikrimit kanë ekzekutuar këtë të martë dënimin.

Artikulli paraprakTENTOI TE KALONTE LENDE NARKOTIKE NGA HANI I HOTIT,NDALOHET SHTETASI ÇEK
Artikulli tjetërVIDHEN 7 MILIONË DOLLARË VETËM PËR 3 MINUTA