Shkon në 25 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij megaoperacioni kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë kufitare të PKK Muriqan, kapet në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, u kap dhe u ndalua shtetasi E. T., 27 vjeç, banues në Gramsh.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga hetimet e zhvilluara në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSTAR KIDS – 31.01.2024
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 14 MAJIT 2023, KREU I KQZ PUBLIKON SHIFRAT: PJESËMARRJA MË E ULËT SE NË VITIN 2021, VLORA BILANC ‘MË TË KEQ’