Dy automjetet Rang Rover te përdorur nga autoret në atentatin ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, në Gurez të Kurbinit u gjeten të djegura pranë brigjeve të Lumit Mat në Fushë-Milot. Makinat jane pikasur nga banor te zonës nje ditë pas ngjarjes dhe ata sinjalizuan policinë. Hetuesit të cilët kryen veprimet hetimore gjeten dhe 4 arme automatike te shkrumbuara, njëra prej të cilave mendohet të jetë përdorur më ngjarjes.

Mbetjet e makinave dhe armeve jane sekuestruar ne cilesinë e proves materiale, ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve shkencore me shprese të gjetjes së ndonje gjurme qe mund të ndihmojë në identifikimin e autoreve. Ndërkohë vendi ku u dogjen makinat ndodhet rreth 5 km larg vendit te ngjarjes dhe 1 km ne ane te rruges se kombit prane Lumit Mat në Fushë-Milot te Kurbinit. Kjo pikë përdoret ne vazhdimesi per djegien e mbetjeve të ndryshme dhe autoret duket se kanë gjetur pikërisht këtë vend për tu humbur gjurmë, duke berë që dhe policia të informohet 1 dite pas ngjarjes per makinat e djegura.

Artikulli paraprakMITSOTAKIS TAKON NË BEOGRAD VUÇIÇIN: QËNDRIMI I GREQISË PËR KOSOVËN MBETET I PANDRYSHUAR
Artikulli tjetërBOGË-THETH DHE VERMOSH VIJON SHIU DHE BORA