
Tërbuni ka marrë një fitore me vlerë në transfertë, duke mposhtur Basanian me rezultatin minimal 1-0. Fatin e kësaj përballjeje e ka vendosur goli i Bikatal, që në minutën e tretë të takimit, pas një gabimi të pafalshëm të repartit të mbrojtjes së skuadrës vendase. Pas golit të pësuar, Basania kërkoi reagimin, por nuk arriti dot të barazonte. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i saj, Arbër Shytani shprehu pakënaqësi të mëdha për arbitrimin.
Nga ana tjetër, trajneri i Tërbunit, Xhynejt Çutra ishte shumë i kënaqur me këtë fitore. Kështu, pukjanët dalin nga kjo transfertë me tri pikë të rëndësishme, falë kësaj fitoreje.
https://youtu.be/4KmEKkMa4bc


