Tradita, mikpritja dhe shijet autentike të kuzhinës tradicionale u bënë bashkë në Panairin e Kurbinit, një aktivitet që solli në vëmendje pasuritë kulturore, prodhimet vendase dhe potencialin e kësaj zone.Aktiviteti mblodhi fermerë, agropërpunues dhe artizanë vendas, të cilët prezantuan produktet e tyre, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me prodhimet sezonale dhe punimet tradicionale të zonës. Një vend të veçantë zune dhe gatimet tradicionale, të cilat përcjellin shijen dhe trashëgiminë kulinare të Kurbinit.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, u shpreh se zona ka një potencial të jashtëzakonshëm, i cili po sherben si një mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik.

Panairi ne Kurbin është kthyer në një traditë të përvitshme, me synimin promovimin i potencialeve të zonës, produkteve vendase dhe vlerave kulturore. Përveç promovimit të traditës dhe kulinarisë, aktiviteti krijon mundësi për fermerët, prodhuesit dhe artizanët vendas që të prezantojnë punën e tyre dhe të krijojnë kontakte me vizitorët.

https://youtu.be/WlKhnWvGD3c

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBANKA BOTËRORE: EMIGRACIONI DHE PLAKJA E POPULLSISË PO KUFIZOJNË RRITJEN EKONOMIKE TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërTËRBUNI FITON NË FUSHËN E BASANIAS