Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.6 i shkallës rihter, i ndjekur nga një pasgoditje intensive, ka goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Sipas autoriteteve numri i viktimave ka shkuar në 48 dhe të gjitha vikimat ishin në bregun perëndimor të Honshu, epiqendra e tërmetit.

Por gërmimet vazhdojnë dhe janë raportuar shumë dëme dhe zjarre. Gati 50 mijë familje pa energji elektrike. Kryeministri Fumio Kishida pranon vështirësi në përpjekjet e operacioneve të shpëtim kërkimit për shkak të dëmtimit të rrugëve.

Po ashtu është urdhëruar evakuimi nga zonat bregdetare në Japoni, Rusi dhe dy Kore. Megjithatë, paralajmërim për cunami tani nuk ka më.

Artikulli paraprakKY DO TË JETË NJË VIT I RËNDËSISHËM PËR JU… HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërAKSIDENTI QË I MORI JETËN TRE TË RINJVE NË ITALI, MES TYRE DY SHQIPTARË, PUBLIKOHET AUTOPSIA! KISHIN PIRË ALKOOL DHE DROGË