Edhe pse kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po merr pjesë Samitin e NATO-s, Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen e jashtëzakonshme për pasojat që la pas tërmetit 26 nëntorit, prej të cilit dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, tha se ndryshe nga Durrësi, ndërtuesit në Tiranë nuk i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të ndërhyrë në ndërtesat që kanë pësuar dëme nga tërmeti shkatërrimtar. Sipas tij vëmendje maksimale duhet të ketë Lezha dhe Laçi, sepse është krijuar panik, ndonjëherë edhe i panevojshëm.

Ndërsa Ministri i Bujqësisë në rolin e drejtuesit për gjendjen e jashtëzakonshme Bledi Cuci ka bërë një rezyme të situatës së deritanishme.

Artikulli paraprakSHKODËR, DIMRI “MBËRTHEN” QYTETARËT
Artikulli tjetërVAZHDOJNË PAS LËKUNDJET, IGJEUM: JANË NORMALE