Nga evidentimi i dëmeve në terren deri në orën 14:45 minuta si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se 40 banesa janë plasaritur në tre qarqet e pjesës qendrore të vendit.

Dëmet janë regjistruar në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

Ministria thotë se në Shqipëri janë regjistruar 6 lëkundje sizmike nga ora 11:08 deri në orën 13:35.

Ora 13:01 -Lëkundjet e forta të tërmetit, plasaritet një pallat dhe 5 banesaDisa banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit që ra rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

Ministria e Mbrojtjes bën me dijet se nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar :

1. Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë

2. Në Yrshek, Kashar është çarë muri i një banese

3. Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i çatisë së një banese.

4. Në lagjen “Dyl Haxhire Myzyri”, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.

5. Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.

6. Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.

7. Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.

Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz.

Artikulli paraprakVDEKJA E TË MOSHUARVE DYSHOHET SI VETËFLIJIM
Artikulli tjetërDY SHQIPTARË RRËMBEJNË NJË PERSON ME MAKINË