Maroku ka shpallur tre ditë zie pas tërmetit tragjik që la pas mbi 1000 viktima. Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike.

Tërmeti, me magnitudë 7 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit dolën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.

Shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira.Tërmeti goditi pas orës 23:00 me kohën lokale, në një thellësi relativisht të cekët 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Artikulli paraprakSUPERGOLI I MEGI DOÇIT S’MJAFTON, VLLAZNIA PËSON DISFATË NË ‘LORO BORIÇI
Artikulli tjetërHISTORIKE/ NASA PRODHON OKSIGJEN NË MARS, MUND TË ZGJASË PËR DISA ORË