Bashkësia Islame në qytetin shqiptar të Ulqinit në Malin e Zi ka sjellë disa ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri të cilët janë strehuar në qytetin e Shkodrës në një hotel. Mirsad Muça arkëtar shprehet se janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti duke iu gjendur pranë me disa ndihma të ndryshme të sjella.

Të gjithë besimtarët në Ulqin janë treguar të gatshëm ndërsa shuma e mbledhur për të prekurit nga tërmeti është rreth 11 mijë euro.

Gjithë këto ditë organizata të ndryshme, individë dhe shumë familje shqiptare kudo që janë kanë dhuruar me forma nga më të ndryshmet duke iu gjendur pranë të prekurve nga tërmeti tragjik.

Artikulli paraprakËNDRRAT E FËMIJËVE, 6 VJEÇARJA EMA: MORA VEÇ NJË LODËR
Artikulli tjetërTËRMETI, SHQIPËRIA NË DITË MORTI