Sa shumë dhimbje. Sa shumë lotë e sa shumë brengë në shpirt. Anëtarët e familjes Lala në Durrës që pothuajse u shua nga tërmeti tragjik u përcollën për në banesën e fundit.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë mortore me duar të kryqyëzuara e duke u munduar të jetë sa më afër të afërmve të familje Lala.

Kryeministri Rama dëgjoi edhe lutjen e Ilir Biqikut, babai i 20 vjeçares Xhesika Biqiku e cila humbi jetën në spitalin e Traumës teksa ndodhej në gjendje kome. Në mëngjes mes lotësh babai i kërkoi kryeministrit që vajza e tij të transportohej drejt Italisë por më pas ajo humbi jetën.

Xhesika Biqiku ishte parashikuar që të nisej me helikopter në Itali që dy ditë më parë, por gjendja e saj e rënduar nuk e bëri të mundur diçka të tillë. Grupi i mjekëve italian pasi panë gjendjen e saj shëndetësore, vlerësuan se një lëvizje e trupi të vajzës 20-vjeçare për të transportuar në helikopter do të ishte fatale.

Megjithëse mjekët u munduan ta mbanin në jetë Xhesika nuk ia doli dot. Sipas babai të saj, e reja kishte dëmtime të shumta në kokë që i kishin prekur edhe trurin.

Artikulli paraprakTËRMETI, NDIHMA NGA ULQINI PËR TË STREHUARIT
Artikulli tjetërLEZHË, DHJETRA SHTËPI TË PABANUESHME