Mes personave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën, është edhe vajza e zemrës e Gregor Ramës, djalit të kryeministrit.

Ai ka ndarë këtë lajm të hidhur në rrjetet sociale, teksa thotë se ajo është shuar nën rrënoja së bashku me familjen e saj, prindërit dhe vëllain më të vogël.

Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka njoftuar se mes viktimave ishte një e afërme e tij dhe familja e saj.

“Mes viktimave të shumtë nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt, së bashku me vëllanë e saj, mamin e babin janë gjetur nën rrënoja. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan ndër të tjera Gregu.

Artikulli paraprakVIKTIMAT E TERMETIT ,DISA NGA TE NJEJTAT FAMILJE
Artikulli tjetërFESTAT KOMBËTARE NA GJEJNË ME FLAMUR TË ULUR NË GJYSMË SHTIZË, FAMILJA MBRETËRORE SHQIPTARE SHPREH SOLIDARIZIMIN