Shqipëria vijon të lëkundjet nga tërmetet. Toka është lëkundur dy herë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve më të fundit të IGJEUM, toka ka pësuar dy dridhje të njëpasnjëshme, por lëkundjet kanë qenë të lehta.

Tërmeti i parë ka qenë më i fortë 2.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa është shoqëruar nga një tjetër lëkundje më e lehtë, ku vatra ngelet ende Gjiri i Lalzit.

Shqipëria u godit pak ditë më parë nga një tërmet i fortë 5.1 ballë i shkallës Rihter, me qendër në Hamallaj të Gjirit të Lalzit, i cili la pas mjaft pasoja, duke shkatërruar shumë banesa në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Artikulli paraprakVIDEO/ RAMA JU PREZANTON ME NJË TJETËR PARK TË TRANSFORMUAR: PAMJE MAGJEPSËSE
Artikulli tjetërLAJM JO I MIRË PËR KROACINË DY DITË PARA SFIDËS ME ANGLINË PËR KUPËN E BOTËS