Ministri i Shtetit për Sigurinë në Britani ka ngritur shqetësimin se ISIS po përgatit një sulm kimik në Britani.

Ben Wallace tha se luftëtarët e Shtetit Islamik po zhvillojnë përgatitje për një sulm të tillë. ISIS i ka kapacitetet për të përgatitur gazin mustard, duke qenë se e ka përdorur tashmë këtë taktikë në Lindjen e Mesme. Ushtarët që luftuan kundër grupit terrorist kanë pësuar dëmtime të tmerrshme, duke përfshirë edhe fluska të dhimbshme në lëkurës dhe mushkëri shumë të dëmtuara. Përbërësit për të zhvilluar këto lloj bombash janë lehtësisht të gjendshme pasi shumë prej tyre janë ligjërisht të përdorshme. Sekretari Wallace tha për Sunday Times se ISIS nuk e ka problem përdorimin e armëve kimike kundër popullatave dhe nëse do të mundeshin, do ta bënin në Britaninë e madhe. Ky shqetësim vjen pas dy sulmeve në Stamboll të cilat e kanë vënë policinë në të gjitha shtetet e Europës në një gatishmëri të lartë. Një i armatosur hapi zjarr në një xhami në qytet dhe disa orë më vonë një tjetër la të vdekur 39 persona në një klub nate ku po festohej për ndërrimin e viteve. Nuk dihet ende se kush ishte personi që hapi zjarr por sulmin e ka marrë përsipër Shteti Islamik. Në Londër, ku ardhja e vitit 2017 u prit me një spektakël fishekzjarresh në Syrin e Londrës, rrugët u mbuluan nga më shumë policë se asnjëherë më parë.

Artikulli paraprakAKTORËT HOLLYWOOD-ian QË FESTOJNË DITËLINDJEN KËTË VIT
Artikulli tjetërGRIPI, URDHËROHET MBYLLJA E ÇERDHEVE, KOPSHTEVE E SHKOLLAVE