Tetori është shënuar si muaji I ndërgjegjësimit publik në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Institucioni I Prefektit në Qarkun Shkodër dhe aktorë të tjerë kanë planifikuar një kalendar aktivitesh me qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit ndaj fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore. Besara Podgorica, përfaqësuese e organizatës Gruaja tek Gruaja ka treguar rëndësinë e këtyre organizimeve.

Podgorica bën të ditur disa nga aktivitetet që do të shtrihen në terren gjatë muajit tetor.
Fenomeni I trafikimit të qenieve njerëzore është prezent prej kohësh edhe në vendin tonë, ndërkohë që akoma nuk ka një shifër të saktë nëse ka persona të trafikuar në qarkun Shkodër.

Target grupet më të ekspozuara ndaj fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore mbeten emigrantët të cilët lëvizin nga një shtet në tjetrin dhe personat që I përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

Artikulli paraprakPËR TË MOS RËNË PRE E MASHTRIMEVE, JA SI TË DALLONI NËSE KARTMONEDHAT E REJA JANË ORIGJINALE
Artikulli tjetërMALI HEBE, E VETMJA FRIKË TELAT E KORENTIT