Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një interviste për gazetën serbe “Danas”, deklaron se Kosova do të padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut nën akuzën e gjenocidit.

Ai deklaroi se regjimi i Millosheviçit ka kryer gjenocid si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë, duke shtuar se dosja e palës kosovare për padinë është e mbushur me fakte dhe e kompletuar.

ThaçiA është e mundur që të harrojnë të kaluarën? Jo! Kosova do të luftojë për të gjetur drejtësinë gjykatën ndërkombëtar për gjenocid dhe për këtë jemi shumë mirë të përgatitur. Por, ne nuk mund të bllokohemi në të kaluarën. Ne mbështesim projektet e përbashkëta siç është projekti i Fondit Ballkanik për shkëmbimin e të rinjve, apo procesi i miratuar tashmë i Berlinit.

Artikulli paraprakRRJETI I RESTORANTEVE BRITANIKË FUT NË KURTH EMIGRANTËT SHQIPTARË
Artikulli tjetërJOE BIDEN MË 17 GUSHT NË KOSOVË