Dy prej nismëtarëve të partisë demokratike të Shkodrës janë Liljan Idrizaj dhe Ludovik Dega në shtëpitë e të cilëve u zhvilluan disa prej takimeve më të rëndësishme për themelimin e PD në ato kohë të vështira.

Idrizaj rrëfen se nuk e dinin se si mund të shkonin punët sepse rrezikohej edhe lufta civile ndërsa Dega thotë se frika nuk ekzistonte për të. Dy prej figurave më të rëndësishme të fillim viteve 90’ kur PD-ja e Shkodrës mori jetë shprehen se sot janë të zhgënjyer sepse ideali i para 25 viteve ka humbur në ditët e sotme. PD-ja në rrugëtimin e saj 25-vjeçar ka një histori të pasur ashtu siç shumë ngjarje janë shënuar në histori pa lënë mënjanë dritë-hijet e veta apo edhe përplaset brenda llojit.

Artikulli paraprakZHVILLIMET E FUNDIT TEK VLLAZNIA NË “STAR SPORT”
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM NË TURQI NË QËNDËR TË STAMBOLLIT