
Një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është sulmuar me Molotov nga persona ende të paidentifikuar. Burime për StarPlusTv bëjnë me dije se është raportuar edhe për një tentativë për të djegur urën e drurit në këtë zonë.
Ngjarja ka ndodhur teksa IKMT, e shoqëruar nga Renea, po vijonte operacionin për shembjen e disa objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin në parkun kombëtar të Alpeve.






