Presidenti Ilir Meta është treguar i rezervuar sa i takon komentit për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit bëri thirrje nga Kongresi i PS që SPAK të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një konferencë për mediat, kreu i shtetit tha se këto janë deklarata banale.

“Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat i konsideroj banale, të cilat tregojnë ndonjë raport shumë të vjetër mes politikës dhe drejtësisë. Aq më tepër nga ajo politikë që do të sillte drejtësinë e re. Mendoj se çdo politikan, kur ka fakte, kur ka akte, ku ka vepra konkrete, për shpërdorim detyre, ka mjafton dokumente e prova që provojnë abuzime në qeverisjen e vendit.

Përpjekja për t’i vënë udhëzime nga kongresi i PS dhe se si duhet të bëjnë drejtësinë me regji, nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të shmangur drejtësinë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë që tregojnë integritetin dhe besueshmërinë.”, tha Meta.

Artikulli paraprak“KONGRESI I PS, NGJANTE ME NJË MAFIE SHTETËRORE”, BERISHA: RRITJA E ÇMIMEVE, E DIKTUAR NGA SPEKULIMI
Artikulli tjetërSHKODËR, FERMERËT: ULNI TARIFAT OSE DO TË PROTESTOJMË