Pas Tiranës dhe Pogradecit shfaqja “Të lindet një njeri” e Migjenit me regjinë e Stefan Çapalikut mbërriti në Shkodër, në teatrin që mban emrin e poetit të mjerimit.

Tematikat e Migjenit në veprën letrare të tij janë zhvillime që fatkeqësisht koha i risjell edhe sot në të përditshmen tonë shprehet regjisori Çapaliku për shkak të vështirësive me të cilat vijon të përballet shoqëria shqiptare. Çapaliku hedh poshtë çdo dilemë se Migjeni ka qenë një komunist siç shpesh edhe është akuzuar.

Personazhet e Migjenit shprehet regjisori Çapaliku janë qytetarët dhe të ardhurit të cilët zhgënjehen shpejt patur pritshmëri të tjera për jetën në qytet. Regjisori thotë se shfaqja mbyllet në Shkodër sepse nuk kanë më para.

Dy prej aktorëve, Rafael Hoxhaj dhe Ilirda Bejleri shprehen se mjerimi që një autor si Migjeni e ka përcjellë jeton edhe në ditët e sotme.

Pjesë e shfaqjes “Të lindet një njeri” ishin edhe aktorët e tjerë Julinda Emiri, Bujar Hoxhaj ndërsa koncertmaestro Andi Kongo. “Të lindet një njeri” është një vepër e Migjenit e cila u ndërthur në këtë shfaqje me fjalën, aktrimin, muzikën duke dashur t’i mishërojë edhe njëherë personazhet e t’i sjellë me mesazhe për aktualitetin që Shqipëria sot jeton.

 

Artikulli paraprakPEDAGOGËT E SHKODRËS DO I BASHKOHEN PROTESTËS
Artikulli tjetërSHEMBJET NË AKSIN LEZHË-VAU I DEJËS BURIM AKSIDENTI