Lëvizja përgjatë aksit nacional Lezhë-Vau i Dejës është bërë mjaft e frikshme dhe e rrezikshme.Ky segment ka pësuar shembje në disa pikë, duke sjell bllokimin e njërit kah të qarkullimit.

Kjo situate vazhdon prej më shumë se 2 vitesh dhe banore të zonës e drejtues mjetesh kërkojnë ndërhyrje të menjëhereshme, pasi lëvizja në këtë aks është kthyer në burim aksidentesh.

Rruga nacionale Lezhë-Vau Dejës është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Problematika të ngjashme kanë qenë të vazhdueshme në disa pjesë të këtij segmenti, ndërsa ndërhyrjet për të shmangur shkarjet e rrugës kanë qenë të pakta.

Kjo rrugë ju shërben dhjetëra fshatrave të Bashkive Lezhë dhe Vau Dejës, ndaj dhe mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve të dëmtuara shihet mjaft e domosdoshme që problematikat të mos agravojnë edhe më shumë.

 

Artikulli paraprakTHIRRJA “TË LINDET NJË NJERI” E POETIT TË MJERIMIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA E BASKETBOLLIT, TRAJNERI: RREZIKOJMË RËNIEN