Për shkak të bllokimit të rrugëve në kuadër të masave që janë marrë për mbarëvajtjen e samitit në Tiranë, Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ u bën thirrje pasagjerëve që të mbërrijnë në Rinas 4 orë përpara fluturimeve. Ky njoftim vlen për të gjithë ata qytetarë që kanë të planifikuar fluturim për ditën e nesërme.

“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakPASHK GJONI KANDIDAT I PD PËR BASHKINË LEZHË
Artikulli tjetërKËSHILLI BASHKIAK INSPEKTON KAMPIN E RI TË ROMËVE