Prej pak ditësh një pjesë e komunitetit rom u vendosën në kontinierët e ndërtuar që prej dy vitesh e gjysëm më parë në afërsi të lagjes Skenderbeg të Shkodrës. Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia bashkë me komisionin e çështjeve sociale zhvilluan një inspektim në këtë kamp social.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia dhe kryetarja e komisionit të çështjeve sociale Nersada Mandia u shprehën se shpresojnë që komuniteti rom tashmë të integrohen plotësisht.

Alfred Zefi i shoqatës “Shpresë për Botën” tha se tashmë pas strehimit nevoja më e madhe për komunitetin rom është punësimi.

Vlera totale e këtij kampi social është 71 milion lekë dhënë nga qeveria shqiptare ndërsa 25% e financoi bashkia Shkodër. Në këto kontinierë janë vendosur 142 banorë që më përpara jetonin në kushte shumë të vështira.

 

Artikulli paraprakTIA BËN NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT: MË 6 DHJETOR PARAQITUNI NË RINAS 4 ORË PËRPARA FLUTURIMIT
Artikulli tjetërROMËT: BANESAT KU NA STREHUAN MBAJNË LAGËSHTIRË