Ky pallat, në të cilin jetojnë më shumë se 80 familje, në rrugën “Sokrat Miho” ka pësuar dëme të rënda në tërmetin e 26 nëntorit.

“Sa vinë lëkundjet, çahen dhe më thellë muret.”
Prej 2 ditësh, pjesa më e madhe e banorëve janë larguar tek të afërmit, ndërsa ata që s’kanë mundur të gjejnë një strehë, e kalojnë natën jashtë.

“Askush nuk ka fjetur këtu, banorët kanë qëndruar në makina.”
Nga autoritetet kërkojnë një përgjigje.
“Të vinë ta vlerësojnë, një pjesë e madhe e banorëve kërkojnë dhe çadra.”

E njëjta situatë është dhe në këtë pallat në zonën e Kombinatit, që dëmet më të mëdha i ka marrë në tërmetin e 21 shtatorit.
“Shtëpitë u dëmtuan dhe më keq nga tërmeti i fundit.”

Apeli i banorëve shkon për autoritetet, nga të cilat kërkojnë vlerësim të dëmeve, dhe jo për dëmshpërblim, por për sigurinë e jetës së tyre.
“Të vinë inxhinierët.”

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar më shumë se 40 viktima, ndërsa zonat më të prekura janë ajo e Durrësit dhe e Thumanës.

Artikulli paraprakSTAR PLUS TV NE DURRES,NDJEK SITUATEN E KRIJUAR NGA TERMETI
Artikulli tjetërEFEKTIVË TURQ, SERBË DHE MAQEDONAS NXJERRIN TRUPIN E PAJETË TË BANAKIERIT